Showbiz

Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të dytë, ndan fotot e veçanta me të voglën e saj

Shkruar nga Liberale

Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të

Modelja e njohur shqiptare Kristina Baki ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e bukur se është bërë sërish nënë. Bukuroshja ka sjellë jetë vajzën, për të cilën e kanë zgjedhur emrin e veçantë, Meisi.

Përmes një postimi në Instagram modelja ka zbuluar se është bërë mama për herë të dytë më datë 15 prill, ndërsa vetëm sot ka vendosur ta bëjë lajmin publik, duke postuar edhe disa foto nga momenti i parë që është takuar me foshnjën e saj. shoqëruar me një përshkrim të ëmbël: 

“Mirëseerdhe në jetë vajza ime Meisi ! Në datën 15.04.2025 zoti me bekoi me mrekullinë e dytë dhe zemrën e kam plot.”

Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të

Kujtojmë se Kristina Baki ka dhe një vajzë më të madhe, të quajtur  Siera.

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH