Këngëtarja Egli Tako, e cila është banore e Big Brother Vip, nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth marrëdhënies dhe ndarjes me aktorin e humorit, Olsi Bylyku.
Edhe pse dyshja kurrë nuk foli mbi ndarjen e tyre, Elgi Tako është deklaruar në Big Brother mbi ndarjen duke thënë se ruan respektin për ish-partnerin dhe ka vendosur që të ruajë në kujtesë vetëm momentet e bukura të 5 viteve lidhje.
Megjithatë ajo ka refuzuar të tregojë arsyen e ndarjes, duke theksuar se “më mirë që ndarja ndodhi pa bërë një fëmijë”.
Pas kësaj, një reagim indirekt ka ardhur nga aktori. Teksa ka postuar një foto të tij, Olsi shkruan: “Pse m’ka kap lemza?”