Showbiz

ME FOTO/ Ambasadori Ervin Bushati takohet me Parashqevi Simakun në SHBA: Shkëlqen për shqiptarët kudo në botë!

Shkruar nga Liberale

ME FOTO/ Ambasadori Ervin Bushati takohet me Parashqevi Simakun në SHBA:

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati ka takuar atje këngëtaren e mirënjohur Parashqevi Simaku.

Ka qenë një mbrëmje në nder të fotografit Fadil Berisha çka ka bërë bashkë ambasadorin me ikonën e muzikës shqiptare, e cila jeton prej vitesh në SHBA.

“️Parashqevi Simaku shkëlqen për Shqiptarët kudo në botë. Në mbrëmjen në nder të ikonës se artit Fadil Berisha, këngët e Parashkës ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare”, ka shkruar Bushati krahas disa fotove që ka publikuar.

ME FOTO/ Ambasadori Ervin Bushati takohet me Parashqevi Simakun në SHBA:

Kujtojmë se Parashqevi Simaku, e cila jetonte e pastrehë në New Jork, tronditi opinionin publik shqiptar pak muaj më parë në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale.

Ajo u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë atje, ndërsa tashmë i është rikthyer muzikës duke sjellë një këngë të re për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH