Showbiz

Kush ishte kompozitori që bëri ‘namin’ te Kënga Magjike, mori plot 3 çmimet kryesore!

Shkruar nga Liberale

Kush ishte kompozitori që bëri ‘namin’ te Kënga

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e edicionit të 24-t të “Këngës Magjike”, ku fitues janë Rozana Radi dhe Sany Dimitri.

Ajo që bie në sy në këtë Top 5 renditje është që 3 nga këngët janë nga një kompozitor i vetëm, Jeris Kaso.

Kënga e Eneda Tarifës në vendin e 2-të, Ronela Hajati në vendin e 3-të dhe Jonida Maliqi në vendin e 4-t.

Kush ishte kompozitori që bëri ‘namin’ te Kënga

Një arritje shumë e madhe nga një emër i ri në tregun muzikor, por që ka nisur të merret me muzikë që në moshën 6 vjeçare.

Jeris Kaso ka nisur të prodhojë muzikë që në moshën 16 vjeçare duke kompozuar këngë të zhanereve të ndryshme nga muzika klasike, pop, balada deri tek regaton, afrobeats, hip-hop, apo house. Në periudha të caktuara shumë këngë që mbajnë vulën diskografike të Kasos janë kthyer në virale dhe në top 5 trending music në Shqiperi e Kosovë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH