Showbiz

Konfirmohet ndarja e bujshme mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, ja çfarë ndodhi mes çiftit

Shkruar nga Liberale

Konfirmohet ndarja e bujshme mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, ja

Big Basta dhe Vesa Luma, një ndër çiftet më të njohura të skenës muzikore shqiptare, po flitet se po kalojnë një krizë. Thashethemet nisën të marrin vrull pas futjes së Big Bastës në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa.

Konfirmohet ndarja e bujshme mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, ja

Por ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në fermë. “Djalin”,- u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana “Vetëm për djalin?” shtoi “Edhe familjen”, pa e përmendur fare Vesën.

Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për Big Bastën në rrjetet sociale.

Ndërkohë që një tjetër detaj u vu re gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në shtëpi është vënë kënga e Vesës dhe ai nisi të këndojë dhe kërcejë së bashku me banorët e tjerë. Por sërish përshëndeti vetëm të birin, jo Vesën.

Konfirmohet ndarja e bujshme mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, ja

Në këtë kohë që flasim çift gëzojnë një djalë së bashku, mirëpo pjesëmarrja e Big Bastës në një reality-show duket se ka sjellë edhe hapin final të krizës së çiftit.

Mbetet për t’u parë nëse vetë Big Basta do të flasë për këtë ndarje nga bashkëshortja e tij, apo do të zgjedhë që mos të ndajë detaje me publikun.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH