Aldo la përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh të Big Brother Albania Vip 4.
Gjatë spektaklit kur u hap televotimi, në nominim ishin Gjesti, Egli, Loredana, Jozi, Danja dhe Laerti.
Kjo është hera e dytë që Aldo eliminohet. Herën e parë u kthye në shtëpinë e BBV falë biletës së khtimit
Publiku ka vendosur po ashtu që finalistja e parë e BBV të jetë Rozana.
Rozana ishte në një televotim ‘kokë më kokë’ me Gertën, ku vetme njëra prej tyre mund të shkonte në finalen e Big Brother Albania VIP 4.
Ndërkohë banorët e tjerë do duhet të luftojnë për një vend në filane.
Finalja e madhe e BBV do të jetë më 19 prill.