Gjatë një bisede me Krisa Çaushin, Gjesti ka ndarë një histori personale nga e kaluara e tij, ku tregoi për një periudhë të vështirë të jetës kur kishte dëshirë të blinte një makinë të shtrenjtë, por nuk kishte fare para.
Ai kujtoi se në atë periudhë kishte “zero cent në xhep”, por ende ishte i vendosur të blinte një makinë me vlerë mbi 20 mijë euro, edhe pse mundësitë financiare nuk ishin të pranishme.
“Kam hyrë një muaj ditë rend duke lypur makinë, makinë, pa pikë centi,” ka thënë Gjesti, duke theksuar se ishte i sigurt që do ta realizonte dëshirën e tij, edhe pse situata financiare nuk e mbështeste aspak. Ai tregoo se në fund ia doli ta realizonte ëndrrën e tij, falë besimit dhe mundësisë që iu hap në momentin e duhur.
E gjitha kjo histori vjen në një periudhë të tensionuar për Gjestin, pasi ka pasur zhvillime të tjera në jetën e tij publike. Në një debat të ndezur me aktoren Gerta Gixhari, ai ishte subjekt i një incidenti të pazakontë, kur Gixhari i hodhi birrë gjatë një përplasjeje, duke e lënduar në sy.