Moderatorja Erjola Doçi e cila u skualifikua nga gara vetëm pak ditë më parë, është pyetur mbrëmjen e kaluar nga moderatori Ledjon Liço lidhur me thashethemet e mesazheve që ajo dhe Romeo thuhet se kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.
Ish-banorja e BBV tha se nuk ka pasur kurrë mesazhe nga Romeo, ndërsa u shpreh se fituesi i këtij edicioni sipas saj është Juli.
Pjesë nga diskutimi:
Erjola: I bëra bllok por nuk e ofendova dhe nuk nxora asgjë të besuar të tij te unë. Mesazhe jo nuk kishte. Nuk ka pasur kurrë mesazhe.
Ledjoni: Se mos e thua në ndonjë emision tjetër.
Erjola: Jo jo, po nuk ia the Ledjonit të palarat.
Ledjoni: Ti do që të fitojë Juli?
Erjola: Juli dua që të fitojë, por hatër mbetje kam. Jam mes dy personave…