Showbiz

Humbi jetën në lule të rinisë/ Aktorja e njohur ishte shtatzënë? Zbardhen DETAJE të reja nga vdekja e 24-vjeçares

Shkruar nga Liberale

Humbi jetën në lule të rinisë/ Aktorja e njohur ishte

Aktorja e njohur, Sophie Nyweide, ishte shtatzënë kur vdiq javën e kaluar, sipas një certifikate vdekjeje të siguruar nga “People”.

24-vjeçarja ka ndërruar jetë të hënën, sipas Departamentit të Shëndetësisë në Vermont. E reja u gjet në një zonë të pyllëzuar në Bennington, Vt., rreth 25 milje nga shtëpia e saj në Manchester Center.

Rrethanat e shtatzënisë së Nyweide, nuk ishin menjëherë të qarta, megjithëse një burim i njohur me hetimin tregon për “People” se ajo dukej se ishte në fazat e hershme.

Ndërkohë “New Jork Post” shkruan se policia e Bennington ka sqaruar të mërkurën se ‘vijojnë hetimet dhe janë ende në pritje të raporteve përfundimtare të autopsisë dhe toksikologjisë nga Zyra e Shefit të Ekzaminuesit Mjekësor të Vermontit”.

“Hetuesit po e hetojnë këtë si një mbidozë të mundshme të paqëllimshme”, vazhdoi deklarata.

Kujtojmë se Nyweide bëri debutimin e saj në ekran në Bella në 2006, përpara se të shfaqej në Mammoth, ku luajti në ekran vajzën e Michelle Williams dhe Gael Garcia Bernal.

Ish-aktorja kishte shumë pasione, duke përfshirë snowboarding dhe kërcim.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH