Showbiz

Gjesti i përmendi partnerin, Rozana i kthehet ashpër: I ke buzët me qumësht, je i fëlliqur

Shkruar nga Liberale

Gjesti i përmendi partnerin, Rozana i kthehet ashpër: I ke buzët

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Rozanës dhe Gjestit. Teksa këngëtarja po qëndronte te krevati i saj, pranë i ka shkuar banori i cili i përmendi partnerin.

Rozana i tha që të mos e përmendë pasi nuk po bën ai “Big Brother”. Nga ana tjetër Gjesti i thotë se ato që i ka bërë në tre muaj atij dhe Eglit, do t’ia kthejë për tre ditë.

“Po bën një Big të fëlliqur, largohu, je i poshtër, je i pisët, ke denigruar vajzat”, iu kthye Rozana.

Rozana: Burrin e kam jashtë, mos ma sill këtu brenda. Nuk po bën ai Big Brother.

Gjesti: Edhe ti lëri gjërat e jashtme. A do lojë të fëlliqur?

Rozana: Ti i ke buzët me qumësht, ti je i fëlliqur.

Gjesti: Mbaje, mos qaj. Unë i kam mbajtur krejt.

Rozana: M’u hiq qafe, po të paralajmëroj m’u hiq qafe se po bën një Big të fëlliqur. Mos m’u afro, je i poshtë, je gënjeshtar. Ti kishe kërkuar mamit e babit falje se ke denigruar një vajzë këtu. Pse nuk e kërkove?

Gjesti: Ça i ke bërë ti Egli?

Rozana: Të thanë je shumë mirë, nuk ke qenë shumë mirë, të kanë gënjyer.

Gjesti: Kam me ta dridhur krejt sistemin, për 3 ditë kam për të bërë atë që na ke bërë në 3 muaj dhe Eglit, thikë pas shpine.

Rozana: Je i pisët, ke denigruar vajzat, m’u largo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH