Showbiz

Gjaku i njeriut mund t’u shkaktojë vdekjen mushkonjave, ja si mund të ndodhë

Shkruar nga Liberale
Gjaku i njeriut mund t’u shkaktojë vdekjen mushkonjave, ja si mund

Një zbulim mjaft interesant ka dalë nga një grup shkencëtarësh që besojnë se pirja e gjakut përmes pickimit në lëkurën e njeriut nga vetë mushkonjat, mund t’u shkaktojë vdekjen e menjëhershme këtyre të fundit.

Bëhet fjalë për një medikament, të cilin vetë studiuesit thonë se njerëzit mund ta përdorin kur nuk duan të preken nga sëmundje të rralla dhe në këtë mënyrë, ata mund të frenojnë dhe prekjen nga një sëmundje siç është ajo e malarias.

Studimi konsiston në një eksperiment të provuar përmes një ilaçi të quajtur ‘nitisinone’. Në këtë mënyrë, në momentin që mushkonjat kryejnë procesin e pickimit në lëkurën e njeriut, duke marrë kështu dhe gjakun që përmban këtë ilaç, ky i fundit bllokon enzimën në trupat e tyre duke bërë që mushkonjat të mos e tresin siç duhet gjakun që marrin.

Kështu, rezultati jep efekt të menjëhershëm duke i shkaktuar mushkonjave vdekje më të shpejtë.

Për të qenë më konkretë, shpjegimin e jep një profesor i asociuar i kërkimit në një universitet në Shtetet e Bashkuara, Lee Haines, i cili tregon se si ndodh e gjithë procedura, deri tek eleminimi i mushkonjave.

“Për të frenuar sëmundje të transmetueshme, duhet që gjaku i kafshëve dhe i njerëzve të bëhet toksik për këto insekte që ushqehen përmes gjakut. Është pikërisht ky ilaç, bazuar në gjetjet tona, i cili mund t’u shërbejë njerëzve për të shmangur sëmundje me rrezikshmëri konkrete si malaria”, shpjegoi Haines.

Të tjera mënyra që njerëzit mund të zbatojnë për t’u qëndruar larg mushkonjave janë dhe veshjet që mbulojnë trupin, mbulimi i dyerve dhe dritareve me rrjeta si dhe produkte që i luftojnë këto insekte.

Sëmundjet infektive që vijnë nga mushkonjat mbeten akoma kërcënim në rritje në mbarë Europën për shëndetin e njeriut.

Poll
SHQIPENGLISH