Ikona e muzikës shqiptare Bleona Qereti, e cila ka bërë bujë në tregun ndërkombëtar, ka marrë pjesë në festimet e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Trump.
Artistja ka ndarë disa foto me të gjithë ndjekësit e saj në instagram, krahas të cilave shkruan: “Momente ikonike për t’u çmuar përgjithmonë”.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan të gjatë, tejet elegant, punuar i gjithi me kristale dhe që sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe që të mos shkëlqente me të në ceremoninë e Presidentit të 47-të të Amerikës.