Showbiz

Çfarë po ndodh në "Big Brother Vip"? Egla Ceno e kërcënoi, banori merr vendimin për t’u larguar nga shtëpia: Ty do të numëroja dhëmbët...

Shkruar nga Liberale

Çfarë po ndodh në "Big Brother Vip"? Egla Ceno e

Jetmir Salaj ka deklaruar se do të largohet nga shtëpia e “BBV” pas një përplasje që ka pasur me Egla Cenon. Aktorja gjatë debatit mes tyre i është drejtuar se nëse do të kishin qenë jashtë BBV, do t’i kishte thyer dhëmbët.

“Po të isha jashtë, a e di se çfarë do të bëja unë ty? Do të numëroja dhëmbët”, iu drejtua Elga në një video të bërë virale.

“Ti kështu? Jo mi jo, e di që je femër e fortë”, iu drejtua Jetmiri.

Pas kësaj situate të krijuar, konkurrenti ka deklaruar se gjatë prime që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme do të lërë garën.

Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin, Jetmir Salaj, ai u shpreh se: “Unë do të lë programin, ky është vendimi im”.

Dy banorët e kanë kundërshtuar deklaratën e Jetmirit, megjithëse ky i fundit duket i vendosur, ndërsa tregoi se mbrëmjen e sotme do ti sqarojë të gjitha arsyet.

“Për fjalët që të ka thënë ti shkul dhëmbët?” – e pyeti Françeska, teksa banori tha: “Po. Ky është vendimi im dhe është i patjetërsueshëm dhe i padiskutueshëm”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH