Gjatë ‘Big Love’, Egli Tako ka marrë një mesazh emocional nga nëna e saj.
Në mesazhin prekës, nëna e Eglit e falënderon atë për sjelljen e saj të matur dhe për faktin që nuk ka ofenduar askënd në shtëpinë e BBVIP.
Ajo e vlerëson përzemërsinë e vajzës së saj dhe përqafimet që ka dhuruar edhe ndaj atyre që nuk janë sjellë mirë me të.
“Mamka. Faleminderit që nuk ke ofenduar njeri. Faleminderit që i ke dhënë një përqafim në moment të vështirë edhe atyre që janë sjellë keq me ty. Na mungon shumë dhe mos harro na ke krahë në çdo moment”, – ishte mesazhi që nëna e Eglit i dërgoi asaj.