Showbiz

Egli dhe Gjesti shqetësojnë fansat, përleshje dhe kapje nga flokët

Shkruar nga Liberale

Egli dhe Gjesti shqetësojnë fansat, përleshje dhe kapje nga

Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi.

Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve. “Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre.

Kjo ngjarje ka sjellë ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme dhe pjesë të dinamikës së shtëpisë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën se si u zhvillua ndërveprimi mes tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH