
E ftuar në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ka qenë Ola Zenelaj, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, e cila përfundoi javën e kaluar rrugëtimin e saj në këtë reality show. Ola foli më shumë mbi eksperiencën e saj, marrëdhënien me banorët e tjerë, si dhe duke analizuar disa nga situatat më të bujshme brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri…
Shumë e komentuar ka qenë dhe një video ku Ola, e quan Gjestin ‘varfanjak’, gjatë një debati. Si është e vërteta e kësaj?
"Unë e kam thënë dhe në atë moment, paçka se më është prerë. I kam thënë ‘ti je varfanjak në mendje’, sepse është e vërtetë. Ai horizontin aq e ka. Nuk mundohet të të kuptojë ty dhe situatën tënde, por mua gjatë gjithë kohës më ka prekur në moral. Sa herë kemi pasur prime dhe unë kam qenë e nominuar, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shtrirë në krevat, duke më thënë ‘hajde me mua në krevat që t’i shpëtosh nominimit’.
"Kjo ka qenë diku tek tre herë rresht, tre prime rresht. Dhe një herë tjetër ka bërë dhe një lëvizje me pjesën e legenit. Dhe unë thjesht nuk i kam dhënë zë sepse nuk doja të isha aty për ato gjëra ofenduese", tha ajo.