Showbiz

"E ADHUROJ atë njeri", për kë e ka LOREDANA këtë deklaratë? (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka qëndruar pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj. Ajo u ka dhënë atyre mundësinë që t’i bëjnë pyetje dhe më pas u ka kthyer përgjigje në “Instastory”.

Pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, por sigurisht nuk kanë munguar ato në lidhje me eksperiencën e saj në BBV 4 dhe raportin me ish-banorët.

Loredana në përgjigjen e saj ka bërë me dije se mban kontakte të vazhdueshme me Rizartën, duke u shprehur se e adhuron kohën me të.

"E ADHUROJ atë njeri", për kë e ka LOREDANA

 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH