Showbiz

Drake surprizon fansin në mes të koncertit, i mbulon borxhin për hipotekën e shtëpisë

Shkruar nga Liberale

Drake surprizon fansin në mes të koncertit, i mbulon borxhin për

Reperi i njohur me famë ndërkombëtare Drake, gjatë një koncerti ka bërë një gjest human për njërin nga fansat e tij.

Reperi 37- vjeçar ka ndërprerë koncertin dhe i ka premtuar fansit të tij që do t’i shlyej të gjithë borxhin për shtëpinë.

Drake surprizon fansin në mes të koncertit, i mbulon borxhin për

“Mund të shlyeni paratë e hipotekës së shtëpisë, për nënën time të ndjerë?” “Kjo është? Mamaja jote ka ndërruar jetë? Mirë. Dhe i detyrohesh… Oh, kjo është një shumë e konsiderueshme. Por e di çfarë, unë do të paguaj detyrimet e shtëpisë për nënën tënde të ndjerë”, është shprehur këngëtari.

Për të shlyer hipotekën e nënës së fansit që nuk jeton më, Drake do të paguajë 160,000 dollarë.

“Unë do të paguaj nga xhepi im. Kjo është nga ana ime. U prehtë në paqe nëna jote”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Drake ndihmon fansat apo dhuron para për njerëzit në nevojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH