I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë David Prifti. Ai ka komentuar këtë edicion të “Big Brother VIP 4”, si dhe lojën e banorëve. Si i sheh David Prifti situatat e ndodhura në shtëpi?
Si e pe nominimin kokë më kokë mes Laertit dhe Valbonës? Kjo e fundit pasi doli, iu referua atij me termin besëprerë…
"Nuk mendoj që Laeri është besëprerë në momentin që nuk e ka dashur kurrë Valbonën. Në reciprocitet edhe Valbona nuk e dashur asnjëherë Laertin, pavarësisht se loja ka dashur që të duhen. Laerti si lojtar ka bërë një lëvizje shumë të mirë dhe stratege, strategjike, por argumentin që dha dhe mënyra se si e shprehu që donte të kalonte kokë më kokë me Valbonën, nuk e mbrojti mirë. Bëri sikur nuk kuptonte", tha ai.
A mendon se do të fitonte më shumë pikë nëse do kishte thënë që donte ta vazhdonte lojën vetëm?
"Absolutisht. Ajo është kritika ime personale për të, që duhet të kishte dhënë një argument shumë të fortë dhe të mos bënte sikur nuk kuptonte dhe u hutua. Ai mund të kishte thënë që ‘nëse ka dashuri dhe vërtetësi dashurie, këtë mund ta shohim jashtë, por momentalisht unë jam për çmimin e madh’. Çmimin e madh ai nuk do e ndajë përgjysmë me Bonën dhe as Bona me të. Qasja që përdori nuk ishte e preferuara ime, por nuk është besëprerë".
A i meritonte Valbona 94 ditë qëndrimi në “Big Brother VIP”?
"Po, shumë më shumë se banorë të tjerë që mund të jenë aty brenda, më shumë se Aldo. Rrugëtimi i saj ka qenë shumë dinamik, unë personalisht e simpatizoj si figurë. Më duket shumë simpatike, më duket e artikuluar, pavarësisht se ka një zë shumë autoritar. Është një personazh që ka spikatur. Në kastin e personazheve që kanë qenë prezent këtë edicion, unë do thoja që patjetër e ka merituar qëndrimin e saj" ishte komenti i David Priftit.