Showbiz

Adelina Ismaili flet për humbjen e personit të shtrenjtë: Nuk do pajtohem kurrë me ikjen e ...

Shkruar nga Liberale

Adelina Ismaili flet për humbjen e personit të shtrenjtë: Nuk do

Artistja e njohur Adelina Ismaili ka ndarë së fundmi detaje të ndjera mbi dhimbjen që ka përjetuar pas humbjes së nënës së saj, një moment që ajo e përshkruan si më të tmerrshmin e jetës.

Në një intervistë prekëse, Adelina ka treguar se kjo humbje mbetet e papërballueshme për të dhe se çdo ditë e nis dhe e mbyll duke folur me të.

Unë nuk e kam përballuar ende. Është momenti më i tmerrshëm në jetën time dhe e them shumë sinqerisht që unë nuk mundem kurrsesi të pajtohem me ikjen e saj. Çdo mëngjes flas me të, çdo mbrëmje para gjumit flas me të, konsultohem me të, këshillohem me të… Nuk di si ta përkufizoj atë sasi të dhimbjes ose atë formë të dhimbjes që kam përjetuar kur më kanë lajmëruar që ajo nuk është më,” ka rrëfyer Adelina.

Këngëtarja gjithashtu ka shprehur pengun e saj më të madh: fakti që nëna e saj nuk arriti të shihte nipin, Uliksin, i cili lindi një vit pas ndarjes së saj nga jeta.

Pengu që nuk e ka parë Uliksin, i cili ka lindur një vit më vonë, si për ironi, si për çudi,” shtoi ajo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH