Showbiz

" Nuk e kemi për famë familjen", Alketa Vejsiu zbulon marrëdhënien që ka me bashkëshortin: Fëmijët nuk i kam publikuar se...

Shkruar nga Liberale

" Nuk e kemi për famë familjen", Alketa Vejsiu zbulon

Prezantuesja e njohur e ekranit shqiptar, Alketa Vejsiu, së fundmi ka publikuar “një ask me questions” në InstaStory teksa ka biseduar me fansat e saj rreth një sërë tematikash.

Mirëpo, ajo çfarë ra më tepër në sy ishte një temë të cilën Alketa nuk e prek shpesh, siç është familja, bashkëshorti dhe fëmijët.

“Pse nuk flet për bashkëshortin asnjë moment,” e ka pyetur një ndjekës moderatoren.

“E vetmja gjë që kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen nuk e kemi për konsum dhe famë. Ai biznes, unë showbizz, nuk i kemi përzjerë. Përputhet me natyrën time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shtrenjta dhe të shenjta,” është përgjigjur Alketa.

" Nuk e kemi për famë familjen", Alketa Vejsiu zbulon

Ata gjithashtu e kanë pyetur rreth marrëdhënies së dashurisë së Alketës me bashkëshortin.

“Cili është çelësi i një martese afatgjatë sipas eksperiencës tuaj,” e ka pyetur një tjetër ndjekës Vejsiun.

“Interpretohet nga unë si një romancë e përjetshme, jo si një kornizë institucionale. Dy njerëz janë miq, pastaj partnerë, pastaj prindër, pastaj jeta është aventurë, është qejf. Ai që ka më shumë bën për atë që ka mundësi  më pak, pa kalkulator pa makinë llogaritëse. Bën thjeshtë se ndjen dhe do, dhe kur do ska llogari. Une jam tolerante si natyrë. Nuk prish qejf. Nuk provokoj konflikt. Jeta pranë meje duhet të jetë qejf, paqe, atmosferë,gëzim,” ka shkruar moderatorja.

Kur është pyetur nga një fans i tjetër se “përse nuk i nxjerr fëmijët në rrjete sociale apo tv?”, Alketa është përgjigjur se kjo është mënyra e saj për ta mbrojtur familjen.

“Është mënyra ime për të mbrojtur familjen, janë të tre si yje, s’dua t’i marrin mësysh”.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH