Teksa Nicki Minaj po performonte në skenë në njërin prej koncerteve të saj, një fanse hodhi diçka drejt artistes. Megjithatë, ajo nuk qëndroi indiferente dhe e mori situatën në duart e saj duke ia kthyer menjëherë.
Ajo ndaloi performancën dhe e mori gjësendin me të cilin u vu në cak dhe ia hodhi me një ashpërsi fanses në publik. Pamjet e këtij momenti po bëjnë xhiron në internet.