Magazinë

“Nusen e zuri barku në dasmë”/ Salsano Rrapi rrëfen rastin e sikletshëm: Gjëja më e çuditshme që...

Shkruar nga Liberale

“Nusen e zuri barku në dasmë”/ Salsano Rrapi rrëfen

Një ditë më parë në emisionin “Wake Up” u fol për dasmat në ditët e sotme, për traditat që po zhduken dhe për prirjet e reja. Në studio ishte i ftuar aktori i dashur për publikun, Salsano Rrapi, i cili tregoi disa detaje nga jeta e tij që publiku nuk i dinte.

Rrapi zbuloi se dikur i ka rënë baterisë dhe ka pasur një grup që shkonte nëpër dasma. Salsano tregoi një moment të sikletshëm në një dasmë, ku nusen e kishte kapur barku.

E kur ishte radha e valles së nuses, kjo e fundit ikën me vrap në tualet, “e situata u bë shumë komike”.

“Njerëzit nuk kanë informacion për mua. Unë dikur i kam pas rënë baterisë. Kam pasur një grup dhe shkoja nëpër dasma. Gjëja më e çuditshme që më ka ndodhur është te një dasmë, zakonisht dajat ishin ata që vendosnin se kush do kërcente, kur do kërcente nusja. Nusen e kishte zënë barku atë ditë.

Ka qenë një situatë aq komike sa do bëhesh gati për vallen e nuses dhe orkestra atë kishte, ku hidheshin lekët dhe i merrte orkestra. Një idiotësi në vete kjo. E nusja që ikte me vrap në tualet, edhe prisnin të gjithë nusen ‘po vjen, s’po vjen’. Sa erdhi, iku prapë. U bë shumë komike situata”, tregon Salsano duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH