Letërsi

Shkrimtari Nasi Lera: Ja çfarë kërkojmë këtë vit te çmimi “Kadare 2024”

Shkruar nga Liberale
Shkrimtari Nasi Lera: Ja çfarë kërkojmë këtë vit

Shkrimtari Nasi Lera kryeson jurinë e Çmimit Letrar "Kadare" për këtë edicion, si një nga më prestigjiozët që jepet në Shqipëri, në zhanrin e prozës.

Këtë periudhë tranzicioni, shkrimtari i dy kohëve e sheh problematike. E sheh të tillë sepse i mungon shpresa. Mungesa e shpresës sipas tij është shkatërruese e historive dhe marrëdhënieve njerëzore. “Mungon mbi gjithçka dashuria për njëri-tjetrin,” - thekson shkrimtari.

Panairi i Librit i vitit që sapo lamë pas solli edhe një interes të shtuar nga të rinjtë. I ftuar në Top Channel, Nasi Lera foli edhe për krijuesit e rinj.

“Letrarëve të rinj doja t’u thoja që vetëm të lexojnë. Këtu është përgjegjësia më e madhe e jurisë që vlerësimin e një vepre që sjell diçka të re në letërsinë shqipe dhe evidenton një talent të ri dhe talent të konsoliduar në letërsinë shqipe, - thekson shkrimtari dhe përkthyesi Nasi Lera i cili kryeson për këtë edicion jurinë e çmimit Kadare, organizuar nga UET Press.
Sipas tij, kjo është një sfidë e madhe sepse shkrimi duhet të vlerësohet që në dorëshkrim dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për jurinë.

Sot ishte edhe dita e fundit e përzgjedhjes së autorëve shqipfolës, përzgjedhja e të cilëve do të kalojë nëpër disa faza, për të shpallur fituesin në fund të muajit shkurt.

Dhjetëvjetori i Çmimit Letrar "Kadare" mbledh sërish emra të njohur. Autorë, përkthyes, kritikë letrarë e dramaturgë, do të zgjedhin prozën më të mirë në gjuhën shqipe.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH