Letërsi

UETPRESS/ Promovimi i librit të E. Merlika: ja ëndërra e Elena Gjikës në rrëfimin e Marçel Hila

Shkruar nga Liberale

UETPRESS/ Promovimi i librit të E. Merlika: ja ëndërra e Elena

Rabini Jonathan Sacks, mendimtar i njohur i judaizmit, ka një pasazh në librin e tij “Celebrating Life” (të shkruar pas vdekjes së të atit), ku bën krahasimin mes shpresës dhe optimizmit. “Optimizmi është një virtyt pasiv, shpresa është një virtyt aktiv. Nuk ka nevojë për guxim për të qenë optimist, por duhet shumë guxim për të shpresuar”, thotë ai.

Ku mund të gjendet ky guxim, kur bie në honet më të thella të jetës, herë të sjella nga fati, e herë nga dora e njeriut? Sa e sa shpirtra të tillë janë gjendur pa liri në komunizëm, të persekutuar e të përndjekur, të zhveshur nga çdo mjet e mënyrë për të shpresuar e guxuar? As liri besimi, e as liri fjale e mendimi. Si mund të lindte shpresa në kampin e internimit të Tepelenës?

Autori dhe studiuesi Marçel Hila tregoi gjatë promovimit të librit të publicistit Eugjen Merlika, “Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”, botim i UET Press, se regjimi mund të ndalonte e të kontrollonte çdo gjë, por nuk mund të diktonte ëndrrat e të burgosurve. E shpesh, këtë njerëz ëndërruan fatin dhe të ardhmen e tyre, ashtu siç ndodhi më nënën e Eugjen Merlikës, familje që vuajti 45 vite internim.

“Përmendi profesoresha Nevila Nika nënën e zotit Eugjen. Unë nuk e kam njohur. Unë e njoh nga një kujtim familjar. Kam pas në internim në Tepelenë nënën, gjyshin, gjyshen dhe dajën. Kanë shkuar në ’49-ën e janë kthyer në ’53-in. Në atë internim ishte edhe familja e zotit Eugjen, i cili ishte fëmijë në atë kohë.

Mbaj mend kur isha 21-22 vjeç, me një dëshpërim të madh që nuk di ta pikturoj, jetonim në Shkodër e kishim një mungesë frymëmarrjeje, nuk kishte asnjë shpresë. Mbaj mend duke biseduar në shtëpi, nëna hapi thesarin e kujtimeve dhe më tha: “Du me të tregu diçka, veç mos me ia thënë kurrkujt. Kur kam kenë në internim në ’49-ën kam takuar familjen Merlika, midis shumë të tjerave. Atje ishte një grue e re, Elena, e cila kishte pa një andërr. E kishte pa në ’43. Thoshte se në vendin ku ishte, në shtëpi, i kishte trokit dikush në derë dhe i ka dhënë një letër. E kjo thotë lexova në atë letër, ishin vuajtje, e vetëm vuajtje pafund. E tmerrume ka pas pa që një ditë ato vuajtje do të mbarojnë. Por ishin shumë”. I them nanës pse po ma thua? “Mbaj shpresë, thotë ajo, se ndoshta ka kenë një masë e madhe e këytne vuajtjeve e tashmë janë në kapërcim. Duhet të jemi afër”. E ajo armë që janë kujtimet, ka qenë një lloj shprese që një ditë vuajtjet do të mbarojnë”, u shpreh Hila.

Ai foli më tej për batërdinë që shkaktoi komunizmi, duke goditur shumë prej familjeve elitë të kohës, nga ajo e Merlikës te e Fiqiri Dines e me radhë, ndërsa citoi një oficer anglez, i cili kishte bërë një parashikim në kufijtë e tragjikes për të ardhmen e Shqipërisë.

“Është një libër me titull “Sekretet e luftës”. Erald Kapri ka shkuar në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë, Ministry of Defense, ka marrë dokumentet e luftës në raport me Shqipërisë, i ka përkthyer dhe i ka botuar. Prej tyre më ka bërë përshtypje të madhe një oficer 27-vjeçar i ndërlidhjes, për mua një gjeni largpamës, i cili tha në 1943: “Mirë që po vijnë komunistët në Shqipëri, mirë që kanë filluar me tmerret, por në një sistem atentatesh të paramenduar, janë munduar të largojnë ajkën e këtij kombi. Kur të mbarojë lufta dhe fitimtarët të këndojnë këngën e fitores, e gjitha ajka, e gjithë elita, është e ikur. Nuk e di a do ta marrë veten ky popull”, tregoi Hila.

Ai foli më tej edhe për kontributin e Mustafa Merlika- Krujës në lidhje me mbrojtjen e hebrejve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të cilin ka folur në librin e tij “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”.

“Është historia e një familje hebreje që vjen në 1938 në Francë e vjen në Durrës, Tiranë, Elbasan e më pas në Shkodër. Bëjnë një xhiro për të shpëtuar. Është një diskutim në atë libër që Mustafa Merlikës, kryeministër, i ka bërë shantazh e presion të madh Martin .. konsulli i përgjithshëm gjeman, për të dorëzuar listën e hebrejve që kanë hyrë në kufi. Ai nuk e pranon. “Unë kam fëmijë, një gjë të tillë nuk e bëj, bëni çfarë të doni”, ishin fjalët e Krujës. Tregoi një intelekt të madh njerëzor”, u shpreh Hila.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH