RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: Mirëmëngjes, shpresë
Original: Goodmorning Hope
Kategoria: Biografi
Autori: Argita Zalli, Detina Zalli
Përktheu: Erdi Ibro
Botues: Pegi
Viti: 2023
Fq: 348
Çmimi: 1200 Lekë
Mbi librin
Të lindura në një Shqipëri tejet të skamur, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli gjithnjë kishin ëndërruar të bëheshin mjeke, por kur qeveria ra, duke e zhytur vendin në anarki dhe në luftë civile, ëndrra e binjakeve u shpërbë njësoj si dhe atdheu. Prindërit e tyre ishin të vendosur të largoheshin me qëllim që të mbronin të jo vetëm të ardhmen e vajzave, por vetë jetën e tyre. Pas shumë e shumë peripecish, ata arritën të merrnin arratinë, por vetëm për t’u gjendur brenda një makthi tjetër, kësaj radhe si refugjatë. Me shpirt luftarak dhe vendosmëri, ata u përpoqën të ecnin përpara. Kur tragjedia pllakosi sërish, duke iu kanosur gjërave më të shtrenjta që kishin, vajzave iu desh të përballeshin me çmimin e lartë që kishin paguar për të mbijetuar.
Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.
Pak nga jeta e autorit
Lindur në Shqipëri, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli ishin njëmbëdhjetë vjeçe, kur vendi u përfshi nga trazirat. Dy vite më vonë, pas disa tentativave të dështuara për t’i shpëtuar dhunës dhe varfërisë, ato shkuan bashkë me prindërit në Angli. Duke kapërcyer një kalvar sfidash si refugjate, që të dyja arritën të shkëlqenin në shkollë dhe, më vonë, u bënë studiuese të njohura dhe lektore në fushën e shkencës.
Duke u frymëzuar nga një personalitet i shquar, siç është ish-presidenti amerikan, Barak Obama, dhe duke dashur t’u vijnë në ndihmë të tjerëve, ato themeluan rganizatën jofitimprurëse We Speak Science, një organizatë që i vjen në ndihmë studentëve të varfër nëpër botë, sidomos atyre imigrantë, të cilëve rrethanat ua bëjnë të vështirë shkollimin.
Në bashkëpunim me onkologë dhe shkencëtarë me famë botërore, Argita dhe Detina bashkëthemeluan Afërdita Ime, një nismë jofitimprurëse që synon të ndihmojë pacientët me kancer nëpërmjet mbështetjes dhe këshillave psiko-sociale. Argita dhe Detina jetojnë me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre në Londër.