Showbiz

E kaluara troket në derë/ Parashikimi i shenjave për javën që vjen nga astrologia e njohur

Shkruar nga Liberale

E kaluara troket në derë/ Parashikimi i shenjave për javën

Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri e ftuar në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan dha parashikimin për 12-të shenjat e horoskopit sa i takon kësaj fundjave dhe javës që vjen.

Sipas saj, në përgjithësi do të jetë një javë e mirë me ndryshime të mëdha, që do të prekin të gjitha sferat e jetës. Por, për një pjesë të shenjave rikthimet nga e kaluara nuk do i lënë rehat. Megjithatë shanset dhe mundësitë nuk do të mungojnë.

 “Datat 30 dhe 31 janë 2 ditë, ku duhet të jemi më të vëmendshëm në veprimet që bëjmë, të evitojmë gabimet që kushtojnë. Paralelisht të mos u besojmë shumë lajmeve që na vijnë apo fjalëve që dëgjojmë, sepse nuk janë shumë reale. Duke filluar nga data 1 e përgjatë javës që vjen është një periudhë shumë e mirë ku veprimtaria jonë do të sjellë realizimin e ndryshimeve që duam të bëjmë. Këto ndryshime jo vetëm që do të përmirësojnë kushtet, por paralelisht do të përforcojnë arritjet dhe punën tonë. Nga data 5 e deri në datën 11 do të kemi rikthime të personave nga e kaluara. Është momenti që të hetojmë gjërat dhe të marrim vendimet e duhura”, u shp[reh astrologia.

Dashi – Të hënën të jeni më të kujdesshëm në veprimet tuaja, çdo gjë që duhet të bëni, bëjeni më të ndërgjegjësuar. Paralelisht nuk është momenti për të marrë vendime për jetën personale dhe në raste se ju preokupon diçka. Shumë të ndikuar jeni ju të lindurit në 2 ditët e para të shenjës, pasi duhet të jeni të kujdesshëm gjatë gjithë kohës në vendimet dhe veprimet që doni të ndërmerrni. Nga data 9 e deri në fund të javës duhet të insistoni, sepse përveçse do të përforconi pozitat tuaja do të arrini që të keni arritje në sferën profesionale dhe do të zgjidhni probleme që lidhen me familjen ose punën. Është në dorën tuaj që këto zhvillime t’i çoni atje ku doni. Nuk do të mungojnë takimet e fshehta që do të sjellin mbështetje për ju, gjithashtu do të keni rikthime nga e kaluara.

Demi – Në fillim të javës, pra të hënën duhet të jeni shumë të kujdesshëm në biseda intime që mund të bëni. Është një ditë që mund të gjeni qetësi dhe të bëni një veprimtari në sferën spirtuale. Nga e hëna e deri në fillim të javës tjetër duhet të dilni, të qarkulloni, të takoni miq dhe shokë, pasi do të gjeni mbështetjen e duhur për planet dhe synimet. Gjithashtu është një periudhë shumë e rëndësishme për sferën personale, ku një marrëdhënie shoqërore mund të shkojë në stade më të larta, si një lidhje e fortë emocionale. Pse jo edhe të njihni një person serioz. Gjithsesi mund të ndodhë që t’i riktheheni të së kaluarës ose e kaluara të rikthehet tek ju. Do të jeni në gjendje të gjeni mbështetjen e duhur për të realizuar atë që kërkoni. Më të ndikuar do të jeni ju të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës. Paralelisht do të keni mundësinë të merrni një mbështetje ekonomike deri në fund të javës.

Binjakët – Është hera e fundit që duhet të jeni të kujdesshëm për të mos qenë të ekspozuar ose të mos bëni gabime, sidomos për të hënën. Avash-avash edhe ju të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës do të çliroheni nga Neptuni, i cili gjithë këto vite ju ka sjellë, dëshpërime, gënjeshtra, ekspozime dhe shumë të tjetra. Më në fund ju çliroheni nga kjo dhe tashmë gjërat do i shikoni shumë më të qarta dhe shumë më të kthjellëta. Nga e marta e deri në fillim të javës që vjen do të keni shanse që të shpërbleheni për punën dhe mundin, sidomos në sferën financiare. Disa nga ju do të keni shanse që t’i riktheheni një pune që keni bërë më parë, është momenti që të mendoheni dhe të veproni. Shanse shumë të mira do të keni në fund të javës, pra në datën 5 dhe 6, ku do të keni mbështetje nga njerëz të fuqishme, por dhe nga rrethi shoqëror.

Gaforrja – Është një periudhë shumë e mirë për ju, që të fokusoheni në karrierë e sferën financiare, por dhe në sferën sociale. Keni gjëra shumë të mira, të bëni një udhëtim të largët ose të shkoni në një vend që keni shkuar edhe më herët. Gjithashtu rishikoni planet që keni për të ardhmen, çështjet ligjore apo dhe lëvizjet jashtështetit. Ju të lindurit në fund të shenjës do të shikoni një ëndërr tuajën teksa bëhet realitet. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës sa i takon jetës sociale dhe asaj profesionale. Do të korrni një sukses, por duhet të jeni shumë të vëmendshëm që të mos bëni veprime të tilla që do ju ekspozojnë ndaj të tjerëve.

Luani – Horizonte të reja hapen. Jemi në javën pas eklipsit, kështu që mund të bëni plane për të ardhmen. Kjo javë dhe vendosja planetare kryesisht nga data 1 dhe deri në datën 9, ju ndihmon shumë në sferën financiare për të realizuar planet që keni. Mund të keni rikthime nga e kaluara, megjithatë problemet në sferën financiare nuk do ju lënë të qetë. Me anë të mbështetjes së duhur do të arrini të bëni ndryshime në sferën financiare, profesionale dhe atë personale. 2 ditët e fundit të javës janë ditë me shumë shans, ku do të keni një udhëtim ose një takim me një person të rrethit shoqëror që do u japë ide për të ardhmen. Kujdes të hënën! Mos bëni veprime që do implikojnë.

Virgjëresha – Një periudhë shumë e rëndësishme, ku duhet që të fokusoheni në 2 tema: E para ka të bëjë me financat, por që lidhen me të tjerët. Fusha tjetër shumë e rëndësishme, e cila del në pah nga data 1 e deri në fillim të javës që vjen janë marrëdhëniet e bashkëpunimet. Në radhë të parë do të bëni “spastrime” në marrëdhëniet që keni, sidomos ju të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës. Mund të keni rikthime nga e kaluara, që kanë 2 anë të medaljonit. Ose do e përmirësoni marrëdhënien, ose do e lini që të shkojë e të përfundojë. Megjithatë duhet që gjatë kësaj periudhe të merrni vendime serioze, për krijimin e një kurore, ose të hidhni bazat e shëndosha. Paralelisht do të keni mundësinë që të krijoni marrëdhënie të forta. Nuk do të mungojë suksesi në sferën profesionale, sidomos në fund të javës e në fillim të javës që vjen.

Peshorja – Dhe për ju është një periudhë e rëndësishme. Do të vazhdoni me çështje nga e kaluara. Më të ndikuar do të jeni ju të lindurit në fund të 10 ditëshit të parë të shenjës, ku mund të keni probleme në  fushën personale e atë profesionale. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm ju të lindurit në ditët e parë të shenjës, mos merrni vendime përfundimtare, në lidhje me marrëdhëniet e bashkëpunimet. Kujdes me personat që hyjnë në jetën tuaj, mos i idealizoni më shumë se sa duhet. Fokusohuni në përditshmërinë tuaj. Nëse jeni në kërkim të një pune do e gjeni. Megjithatë ju presin ditë me fat, nëse keni në plan të bëni një udhëtim, do e realizoni.

Akrepi – Periudha është shumë e mirë për ju dhe sidomos për të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës, ku duke rishikuar edhe një herë gjërat tek të gjitha sferat e jetës do të bëni korrigjimet e duhura. Do të rregulloni pozitat dhe do të përmirësoni marrëdhëniet. Nëse jeni duke bërë një investim, bëni korrigjimet e duhura dhe shkoni drejt suksesit. Fundi i javës ju krijon shanse shumë të mira për të gjetur mbështetjen financiare dhe ekonomike, për të rregulluar gjërat në përditshmërinë tuaj.

Shigjetari – Eklipsi që zhvillohet nesër, ju favorizon shumë në jetën personale, erotike dhe profesionale. Por, mos u nxitoni të merrni vendime përfundimtare, hetoni mirë situatën përpara se sa të veproni. Bëni korrigjimet e duhura! Do të gjeni mbështetjen e duhur javën që vjen për t’u çliruar nga një problem që keni, sidomos nga një problem familjar. Madje është momenti që të mblidheni në një tryezë me familjen tuja dhe të kaloni ditë të mira. Periudha është shumë erotike dhe gjatë fundit të javës do të kaloni shumë mirë me të dashurin/dashurën tuaj.

Bricjapi – Ju të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të jeni shumë të kujdesshëm të dielën dhe të hënën, kryesisht në vendime që duhet të merrni në lidhje me pronën apo shtëpinë. Në përgjithësi është një periudhë shumë e mirë për të bërë takime, të dilni dhe të takoni miq e klientë, të cilët do të ndihmojnë në promovimin e punës suaj. Mos harroni që periudha është erotike, atje ku do të shkoni mund të takoni ishin, ose dashurinë e jetës. Fundi i javës ju sjell kushtet për të krijuar një përditshmëri më të mirë. Gjithë java është premtuese për ju!

Ujori – Është momenti që të fokusoheni në promovimin e punës suaj. Kryesorja është që të fokusoheni tek portofoli. Nëse keni disa vonesa në pagesa mos u shqetësoni pasi do i merrni. Nëse doni që të bëni një investim, mirë është që t’i studioni paraprakisht. Përmirësoni kushtet e shtëpisë, punën dhe në përgjithësi ambientin ku jetoni.

Peshqit – Afërdita dhe Mërkuri janë në prapavijë në shenjën tuaj, kështu që do të keni rikthime të personave dhe çështjeve nga e kaluara. Është momenti që ju të vendosni pikat mbi “i”. Neptuni do të largohet nga shenja juaj dhe do të do të ndjeheni të çliruar. Marrëdhëniet do i vendosni në një bazë më të fortë dhe do të merrni vendime serioze për jetën tuaj këtej e tutje. Nuk do të mungojnë shanset shumë të mira në të gjitha sferat e jetës. Nga data 1 e deri në datën 9 është një periudhë shumë e mirë.

Poll
SHQIPENGLISH