Gjykata e Tiranës ka lënë në burg këngëtarin Rigels Rajkun, i njohur me emrin artistik “Noizy”. Po ashtu në burg ka mbetur dhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari.
Reperi i njohur akuzohet se ka dhunuar tiktok-erin Medi Iseni në një klub në qytetin e Pejës. Rigels Rajku bashkë me Bajraktarin u arrestuan mbrëmjen e të martës në zonën e Shëngjinit.
Dy të arrestuarit u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ai pritet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me akuzat.