Magazinë

Beyonce bën njoftimin e rëndësishëm gjatë Super Bowl

Shkruar nga Liberale

Beyonce bën njoftimin e rëndësishëm gjatë Super Bowl

 

Disa ditë pasi nisën të qarkullonin lajme se Beyoncé po publikon një album country, ajo e ka konfirmuar.


Në një reklamë gjatë Super Bowl për Verizon, Beyoncé njoftoi se do të publikojë “Act II” të projektit të saj më 29 mars. Dhe duke gjykuar nga dy këngët e para dhe trailer-i me tematikë ‘western’ në faqen e saj të internetit, është padyshim një album ‘country’.

Beyoncé ende nuk ka konfirmuar titullin e “Act II”, por ka publikuar dy këngë të reja nga albumi, “Texas Hold ‘Em” dhe “16 Carriages” gjatë Super Bowl.

 

“Texas Hold ‘Em” është një këngë që i fton të gjithë të kërcejnë, ndërsa “16 Carriages” është një material autobiografik.

Ajo rrëfen për largimin nga shtëpia në moshë të re, sakrificat e prindërve dhe më pas kalon në pjesën kur ishte në udhëtim gjatë gjithë kohës si anëtare e Destiny’s Child.

 

Gjithashtu ajo flet për faktin se nuk paguhej mirë, por vazhdonte të ndiqte ëndrrat e saj dhe të zgjidhte veten para gjithçkaje. “Kanë kaluar 38 vera dhe unë nuk jam në shtratin tim”, vijon Beyoncé. Në faqen e internetit shpjegohet se projekti është regjistruar gjatë pandemisë dhe ajo mbushi 39 vjeçe në 2020. Më tej ajo përmend fëmijët dhe trashëgiminë muzikore.

Projekti është pritur mjaft mirë deri më tani dhe fansat e kanë cilësuar si “kënga më personale” e Beyoncé.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH