Magazinë

Atlete vegane? Të gjithë kanë drejtuar sytë nga Di Caprio (arsyeja)

Shkruar nga Liberale

Atlete vegane? Të gjithë kanë drejtuar sytë nga Di Caprio

Aktori i njohur mbath atlete prej misri dhe ka një arsye të mirë për këtë.

Atletet e Leonardo DiCaprios kanë tërhequr vëmendje të madhe. Joshësi i famshëm, pushtuesi i suksesshëm i zemrave të femrave – ato që janë më të reja se 25 vjeç, është në qendër të vëmendjes për shkak të atleteve!

Leonardo është një nga të paktët meshkuj të famshëm që nuk shqetësohet fare se çfarë mbath. Moda nuk i intereson, aq sa është magjepsëse për të po aq nuk i intereson estetika dhe as çfarë do të mbathë. Ndaj edhe mund të shihet shpesh në edicionet më të relaksuara, të cilat reduktohen në një kapelë, bluzë dhe pantallona të shkurtra. Kështu ishte edhe këtë herë.

Aktori i njohur është fotografuar në Saint-Tropez, por askush nuk e priste që tema kryesore e komentit të ishin atletet e tij. Leonardo njihet si luftëtari më i madh për ruajtjen e mjedisit.

Përfshirja e tij në çështjet mjedisore shtrihet shumë prapa kamerës, duke përfshirë mbështetjen për organizata të ndryshme që luftojnë për ruajtjen e natyrës, reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe ruajtjen e biodiversitetit.

DiCaprio kishte veshur një palë atlete bardh e zi. Bëhet fjalë për modelin “Loci Balance”, stili i të cilit është i frymëzuar nga mjeshtëria portugeze dhe shquhen për qëndrueshmërinë e tyre. Ato janë plotësisht vegane dhe të riciklueshme. Ato janë bërë nga një kombinim inovativ i tekstileve të ricikluara dhe mbetjeve të misrit joushqimor dhe të veshura me bambu.

Atletet janë të pajisura me shtrojë tape dhe të mbuluara me një pjesë të sipërme të biodegradueshme. Çmimi i tyre është 215 euro. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH