Arte

PIKTURA E DITËS/ Ura e Tabakëve kur Tirana nuk ishte ende kryeqytet - Nga piktori shtegtar britanik Edward Lear

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS/ Ura e Tabakëve kur Tirana nuk ishte ende kryeqytet -

TIRANË- 28 shtator 1848/ Ura e Tabakëve dhe lumi i Lanës, aty ku sot është unaza dhe kryqezimi i rrugës së Elbasanit - vepër e realizuar nga piktori anglez Edward Lear

(Piktori anglez Edward Lear (1812-1888) u pagua nga Konti i Derby-t për të pikturuar peizazhe të ndryshme në Mesdhe dhe vende të tjera të botës. Ekspeditat e tij rreth 30 vjeçare nisin nga Anglia më 1837 për të vijuar në Francë, Itali, Greqi, Shqipëri, Turqi, Egjipt, Indi e Himalaja e për ta mbyllur në Itali më 1883, duke realizuar mbi 3500 akuarele.

Piktori Edward Lear ndërroi jetë më 1888 në San Remo. Në Shqipëri ai realizoi rreth 200 piktura në shtator-nentor 1848, të cilat mbeten me rëndësi artistike dhe historike.

Piktori besohet se kaloi nëpër Shqipëri nga Qukësi duke përshkruar rrugën Egnatia për tu ndalur në Elbasan dhe Tiranë e për t'u larguar drejt jugut të Shqipërisë, nga Gjirokastra.

Kur Tirana nuk ishte ende kryeqytet është kjo një vepër e rrallë artistike e urës së Tabakëve, dhe e një prej zonave sot më të populluara të kryeqytetit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH