Arte

PIKTURA E DITËS: "Mjelësja"- Vepër e realizuar nga piktori i shquar shqiptar, Sotir Capo

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Mjelësja"- Vepër e realizuar nga


Vepra më lart e titulluar "Mjelësja" është pikturuar nga Sotir Capo, piktor i shquar shqiptar i cili e realizoi në vitin 1974
.

Sotir Capo lindi më 10 qershor në qyetin e Beratit në qershor të vitit 1934, ku edhe i mori mësimet e para për të vazhduar studimet në Tiranë pranë Institutit të Lartë të Arteve.

Punoi si skenograf dhe mësues vizatimi, në shkollat tetëvjeçare të Beratit.

Në vitin 1953 mbaroi Shkollën e Mesme Artistike "Jordan Misja". Nga viti 1953 deri në vitin 1960 punoi si piktor në gazetat "Rinia" dhe "Pionieri", si skenograf në Teatrin Popullor dhe më vonë në Pallatin e Kulturës në Berat.

Në vitin 1961 filloj studimet e larta ne Institutin e Lartet ë Arteve në Tiranë dhe i perfundoi në vitin 1965.

Pas studimeve ai punoi në Berat në Pallatin e Kulturës si skenograf si dhe mësues vizatimi në shkollat tetëvjecare të Beratit. Në vitet 80 punoi si mësues i pikturës në Shkollën Artistike “Ajet Xhindole” deri në vitin 1989 ku doli edhe në pension. Që prej vitit 1996 ai jetoi me familjen e tij në Filadelfia, Pennsylvania, SHBA.

Capo është shquar si njëri nga portretistët më të njohur të Shqipërisë. Ai ka punuar portrete të figurave të shquara kombëtare, po ashtu punimet e tij janë zhgjedhur për të qëndruar në hapësirat e institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Pikturat e Capos janë vlerësuar nga shumë kritikë brenda dhe jashtë hapësirave shqiptare. Në vitin 1979 Capo mori titullin e lartë “Artist i merituar”.

Sotir Capo vdiq, më 3 mars të vitit 2012 në Filadelfia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH