Arte

FOTO E DITËS: Ambasadori Malaj vizitë në shtëpinë e shkrimtarit Rexhep Qosja dhe i dorëzon çmimn “Lumo Skëndo”

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Ambasadori Malaj vizitë në shtëpinë e

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe intelektualit të mirënjohur Rexhep Qosja.

Gjatë këtij takimi të veçantë, ambasadori Petrit Malaj i dorëzoi zotit Qosja çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Akademiku i njohur shqiptar u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”, nga juria e kryesuar nga Belina Budini, me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci.

“Përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”, ishte motivacioni për veprën publicistike të Rexhep Qosjes.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH