Aktualitet

Lulzim Basha: Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi

Shkruar nga Liberale
Lulzim Basha: Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka përkujtuar sot në 12 shtator drejtuesin e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, deputet i PD-së dhe mikun e tij, Besim Çera. Basha ka folur për aktet e kryera nga Hajdari  si kujtesë për luftën për të mbrojtur demokracinë nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.

Në mesazhin e tij ka një rëndësi të veҫantë edhe thirrja e drejtuar demokratëve për të qendruar të bashkuar në luftën për triumfin e lirisë dhe demokracisë e cila vjen pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD nga Lulzim Basha ditën e enjte. Partia Demokratike tashmë ndjen rrezikun e përҫarjes sepse ky vendim historik nuk u mbështet nga të gjithë deputetët brenda partisë dhe u kundërshtua nga Sali Berisha.

Mesazhi i plotë:

Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besim Çera.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.

Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë.

I paharruar kujtimi i tij!

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH