Aktualitet

Lulzim Basha: Duhen ndryshime kushtetuese. Pushteti, i rrënuar moralisht!

Shkruar nga Liberale
Lulzim Basha: Duhen ndryshime kushtetuese. Pushteti, i rrënuar moralisht!

Lulzim Basha tha në një takim me  demokratët e Degës 15 në Tiranë se u takon demokratëve të marrim përsipër barrën e përgjegjësisë për ngritjen e një alternative reformuese që do të garantojë daljen e vendit nga lëngata dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me çdo aktor dhe faktor të shoqërisë që pajtohet me nevojën urgjente për ndryshim.

Ai tha gjithashtu se duhen ndërmarrë ndryshime kushtetuese të cilat do garantojnë garën, integritetin  e politikanëve dhe funksionarëve politik. “Rrënimi moral i një pushteti të korruptuar tregon se ky sistem politik është totalisht i kalbur, nuk mund të qëndroj më në këmbë. Kthimi i pushtetit te njerëzit, përmes ndryshimeve kushtetuese që garantojnë konkurrencën, garën, integritetin e politikanëve dhe funksionarëve publik, është domosdoshmëri për pastrimin e kësaj politike dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Së bashku me demokratët dhe shqiptarët duhet të bëjmë gjithçka për: hapjen e listave, vetting-un e politikanëve, votën e emigrantëve dhe kufizimin e mandateve.

Partia Demokratike ka lindur si shpresë e shqiptarëve në ditët me të vështira të saj, edhe sot kjo forcë do të ringrihet e do të shndërrohet në shpresën e ndryshimit për Shqipërinë!”-tha Lulzim Basha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH