Showbiz

Luizi dhe Kiara kërkuan ndihmë nga fansat për emrin e vajzës, Ronaldo Sharka ka diçka për të thënë

Shkruar nga Liberale
Luizi dhe Kiara kërkuan ndihmë nga fansat për emrin e

Pak kohë më parë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bukur ata e konfirmuan përmes videoklipit të këngës më të re të Luizit që mban titullin “Frymë”.,

Çifti i dashur për publikun zbuloi gjithashtu edhe gjininë e bebit. Ata do të bëhen me një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka hyrë live në “Instagram”-in e tij bashkë me moderatoren e njohur. Gjatë këtij live, ata u kanë kërkuar fansave ndihmë për emrin e vajzës që shumë shpejt do të vijë në jetë.

Fansat kanë nisur menjëherë duke shkruar emra të ndryshëm, të cilët Luizi i komentonte edhe me batuta. Madje ata zbuluan edhe një detaj, pasi kishin menduar që emri i vajzës së tyre të niste me shkronjën L.

Por jo vetëm kaq, pasi këtë live të këngëtarit e ka parë edhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ronaldo Sharka. Moderatori i njohur ka vendosur që të lërë një koment.

Ai nuk ka dhënë ndonjë sugjerim për emër, por shkruan:

“Kiara presim të shohim në Fan Club nesër”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH