Sport

Luiza Gega, tjetër sukses ndërkombëtar në Treviso   

Shkruar nga Liberale
Luiza Gega, tjetër sukses ndërkombëtar në Treviso

Luiza Gega u rendit e dyta në garën ndërkombëtare të 5000 metrave në rrugë të Oderzo. Gega bëri një paraqitje të mirë në edicionin e 26 të këtij evenimenti që zhvillohet në zonën e Treviso çdo 1 Maj.

Ajo ishte edhe në kryesim të garës duke rivalizuar deri në fund me italianen Ludovica Cavalli, e cila u shpall edhe fituese me kohën 15 minuta e 35 sekonda.

Diferenca mes tyre ishte vetëm 2 sekonda. Atletja shqiptare, kampione e Europës në 3000 metra me pengesa, ka pranuar se në të ardhmen synon të jetë pjesë e garave të rrugës.

Kjo ishte edhe një përgatitje për aktivitetet e rëndësishëm që e presin këtë vit Luiza Gegën, ku spikat Kampionati Botëror që do të zhvillohet në gusht në Budapest.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH