
Pas kandidatit socialist për Shkodrën Benet Beci të cxilin e mbështeti publikisht, Luiz Ejlli ka treguar se ka vetëm një kërkesë për kryeministrin Edi Rama,.
Ai tha se do të donte një videocall, e teksa e cilëson atë si një personazh “tip” dhe shumë “karizmatik”.
“Dua një videocall me Ramën, është shumë tip, është shumë karizmatik, na mori dhe malli me e pa, 4 muaj pa e parë, ishim mësuar ta shohim përditë”, ka thënë Luiz Ejlli.
Kjo duket edhe si një “përgjigje” për Sali Berishën me qëllim që këngëtari të vendosë ekuilibrat politikë, pasi gjatë fushatës e ka përmendur jo pak Luiz Ejlin, nisur nga fakti se ia u shpreh brenda banesës se e ka idhull.
Duket se Luzi po luan edhe me politikanët brenda shtëpisë së Big Brother. Por fama e tij duket se ka ngjallur edhe interesin e këtyre të fundit, për ta shfrytëzuar, me qëllimin e vetëm, për interesa politike.