Aktualitet

Luan Baçi: Janë ndaluar 3 qytetarë me leje-dalje në Fier, ja ç'ndodhi

Shkruar nga Liberale
Luan Baçi: Janë ndaluar 3 qytetarë me leje-dalje në Fier,

Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka reaguar për ndalimin e 3 qytetarëve pasi u dyshuan se ishin pjesë e një proteste ndaj kryeministrit Edi Rama.

Baçi tha se denoncon sjelljen arrogante të Policisë së Shtetit pasi sipas tij ajo "ndërhyu për të shpërndarë qytetarët, me urdhëra të çuditshëm dhe provokativë me idenë se vinte i famshmi kryeministër që vjen dhe ikën fshehurazi në Fier". 

"Denoncoj sjelljen arrogante të Policisë së Shtetit. Shumë qytetarë kishin dalë sot, naftëtarë dhe të tjerë kishin dalë në shesh dhe Policia ndërhyu për të shpërndarë qytetarët, me urdhëra të çuditshëm dhe provokativë me idenë se vinte i famshmi kryeministër që vjen dhe ikën fshehurazi në Fier. Provokuan shumë qytetarë.

Pati qytetarë të revoltuar dhe marr vesh tani që janë ndaluar 3 qytetarë të Fierit, dy prej kryetarë të grupseksioneve anëtarë të Kryesisë së PD Fier, Afrim Vrenozi dhe Pandeli Tolo. është e përhershme kjo sjellje e policisë, qeverisë dhe kryeministrit.

I bëj thirrje të që urgjentisht t’i nxjerrë nga Policia këta 3 qytetarë që nuk kanë bërë asnjë shkelje. Kanë qenë me leje nga e-albania, mbanin distancën fizike.

Të lirohen qytetarët ose do të përballen me fuqinë e qytetarëve të Fierit. Nuk di të ketë pasur protestë dhe s’mund të quhet protesë 200- 300 veta që rrinë në hesap të vetë. Ka qenë ditë e zakonshme, është 1 maji ditë e bukur.”, tha Baçi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH