Aktualitet

Lleshaj: Kush e lë mendjen në shtëpi kur nget makinën...

Shkruar nga Liberale
Lleshaj: Kush e lë mendjen në shtëpi kur nget makinën...

Patrullimi me mjete pa shenja policore po evidenton shumë shkelje të rrezikshme të sigurisë në qarkullimin rrugor, thotë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai bën me dije se me dhjetëra leje drejtimi janë hequr dhe shumë masa të tjera të rënda po merren, duke kujtuar se aksidentet rrugore marrin jetë më shumë se sa krimi.

Sipas Lleshaj, është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se kontrolli rigoroz dhe masat e forta në qarkullimin rrugor janë mjet i domosdoshëm.

Policia e Shtetit, nënvizon Lleshaj,  ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve përmes informimit dhe përmes respektimit të rregullave.

"Ata që e lenë mendjen në shtëpi kur hipin në makinë, duhet të jenë të qartë për pasojat. Asnjë tolerim nuk do ketë për papërgjegjshmërinë në qarkullim" paralajmëron Lleshaj.

Ministri garanton se Policia do të vijojë “gjuetinë” ndaj kujtdo, që rrezikon jetën e tij dhe të të tjerëve, në funksion të sigurisë në rrugët e vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH