Sport

Lionel Messi zgjedh "ëndrrën amerikane”! Efekti i tij, klubi për 24 orë katërfishon ndjekësit në Instagram

Shkruar nga Liberale
Lionel Messi zgjedh "ëndrrën amerikane”! Efekti i tij,

Inter Miami ka katërfishuar numrin e ndjekësve në Instagram në 4.5 milionë në vetëm pak orë pas nënshkrimit spektakolar të fituesit të Kupës së Botës.

Klubi amerikan po korr menjëherë shpërblimin pas një marrëveshjeje të jashtëzakonshme me Lionel Messin. Mjafton fakti që numri i ndjekësve të tyre në Instagram është katërfishuar brenda pak orësh.

Skuadra e MLS në SHBA zbuloi të mërkurën se ka arritur një marrëveshje me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili do ta mbërrijë në SHBA nga fillimi i korrikut . Ikona argjentinase po transferohet në Shtetet e Bashkuara si lojtar i lirë, pasi vendosi kundër nënshkrimit të mundshëm të një kontrate të re me Paris Saint-Germain.

Interesi nga Barcelona dhe Lindja e Mesme është refuzuar nga ana e tij, për të ndjekur ëndrrën  amerikane . Inter Miami – klub në bashkëpronësi të legjendës së Manchester United dhe Anglisë, David Beckham – me ardhjen e Messi-t është një lajm i madh, teksa numri i ndjekësve të tyre në Instagram u rrit nga rreth 900,000 të mërkurën në mëngjes në mbi 4.5 milionë në më pak se 24 orë.

Messi pati një ndikim të ngjashëm në PSG pasi iu bashkua ekipit të Ligue 1 në vitin 2021, me gjigantët francezë që fituan 5.6 milionë ndjekës në mediat sociale brenda një jave. Këto shifra u rritën me 15 milionë gjithsej – duke e bërë klubin e Parisit institucionin francez më të ndjekur në Instagram. PSG thuhej se kishte gjeneruar rreth 700 milionë euro (602 milionë £/750 milionë dollarë) të ardhura brenda një viti pas mbërritjes së Messi-t në Parc des Princes. .

Inter Miami do të shpresojë të gëzojë një rritje të ngjashme nga marrëveshjet komerciale dhe shitjet e produkteve, me kontratën e Messi-t në Amerikë nga marrëveshjet e tij me Apple dhe Adidas. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH