Showbiz

Largohet nga Shqipëria, Jori Delli tregon arsyen se përse u rikthye në Itali!

Shkruar nga Liberale

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

Edhe pse disa muaj më parë Jori u zhvendos për të jetuar në Shqipëri, tashmë pak kohë pas lidhjes me të dashurin e saj, reperin italian Fred De Palma, Jori ka treguar se përsëri është zhvendosur në Itali për të bashkëjetuar me reperin.

Këto ditë Jori ka treguar disa foto, e cila duket se ende nuk janë sistemuar totalisht në shtëpinë e re.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH