Globi

Ky është udhëheqësi i ri i ISIS-it, Amerika ka ofruar 5 mln dollarë

Shkruar nga Liberale
Ky është udhëheqësi i ri i ISIS-it, Amerika ka ofruar 5 mln

Shërbimet e inteligjencës së Perëndimit kanë identifikuar udhëheqësin e ri të ISIS, i cili e quan veten " Kalif Ebu Ibrahim ".

Sipas asaj që raporton  gazeta britanike "Guardian", bëhet fjalë për  Amir Mohamed Abdul Rahman Al Maëli Al Salbi, i njohur edhe me emrin e luftës  njihet me emrin e luftës Haji Abdullah.

Udhëheqësi i ISIS është me origjinë nga Tal Afar i Irakut dhe Departamenti i Shtetit i SHBA  ka vënë 5 milion dollarë shpërblim për kokën e tij.

Sipas "Guardian", Salbi u emërua si kryetar i ISIS menjëherë pas vdekjes së Al Bagdadi në tetor. Lindur në Irak, në qytetin Tal Afar, ai është një nga të paktët jo-arabë në hierarkitë e larta të shtetit Islam.

Salbi drejtoi përndjekjen e pakicës jazide në Irak dhe mbikëqyri operacionet e ISIS në të gjithë botën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH