Një ishull i vogël skocez në “Firth of Clyde” ka dalë në shitje për afro 450,000 euro.
Ishulli Pladda, në brigjet e Arranit, përfshin një shtëpi me pesë dhoma gjumi, një helikopter dhe far që datojnë në vitet 1790.
Ka një çmim sa të një apartamenti me tre dhoma gjumi në Glasgow ose Edinburg. Është shumë më poshtë se çmimi mesatar i një banese në Londër që vlerësohet mbi 600 mijë euro.
Ishulli prej 28 hektarësh ka qenë i zbrazët për disa vite dhe ka nevojë për rinovim përpara se të mund të jetohet përsëri.
Pladda iu shit nga Arran Estate 30 vjet më parë stilistëve Derek dhe Sally Morten - pronarëve të saj aktualë.
Prona është 40 km larg nga Glasgow dhe mund të arrihet me varkë nga Ardrossan.
Më shumë se 100 lloje zogjsh janë regjistruar në ishull.
Fari i ishullit është automatizuar nga Edinburgu që nga viti 1990.
Prej aty duken brigjet e Kintyre dhe Ayrshire, në Ailsa Craig dhe madje edhe Irlanda e Veriut në një ditë të kthjellët.
Shitja vjen në një kohë kur çmimet e banesave arritën së fundmi një rekord. Çmimi mesatar i banesave në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 400 mijë euro në qershor. /Liberale.al/