Aktualitet

Kush lejohet të udhëtojë drejt Italisë

Shkruar nga Liberale
Kush lejohet të udhëtojë drejt Italisë

Ministria e Jashtme ka sqaruar përmes një njoftimi se kush mund të udhëtojë drejt Italisë, në kushtet e pandemisë. Nga data 16 maj deri në 30 korrik, hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet qytetarëve italianë/BE/Schengen dhe familjarëve të tyre, si dhe atyre që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarëve të tyre.

“Gjithashtu u lejohet hyrja dhe atyre që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të provuar me kategoritë e mësipërme dhe duhet të shkojnë në vendbanimin e partnerit”, shpjegoi ministria.

Ata që kanë një marrëdhënie dashurore të qëndrueshme me italianë apo qytetarë nga BE/ Shengen/banorë të tjerë afatgjatë, duhet të qëndrojnë në shtëpinë e partnerit të tyre.

Për ata që nuk hyjnë në kategoritë e përmendura, hyrja nga vendet e grupit E (pjesë e së cilës është Shqipëria) lejohet vetëm për nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjenca apo nëse do të ktheheni në shtëpinë tuaj.

Fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk duhet të kenë tampon. Pas hyrjes, është i nevojshëm karantinimi për dhjetë ditë dhe kryerja e një tampon në fund të izolimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH