Aktualitet

Kush është avokatja e paguar nga shteti, që do të mbrojë Berishën

Shkruar nga Liberale
Kush është avokatja e paguar nga shteti, që do të

GJKKO i caktoi sot një tjetër avokate, Valentina Teodoresku ish-kryeministrit Sali Berisha sa i përket çështjes për të cilën ai akuzohet, privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”.

Gjykata e Posaçme vendosi në ditën e tretë të gjyqit që të lërë në fuqi dy masat për Sali Berishën.

Seanca nisi me gjyqtaren Irena Gjoka pasi u rrëzua kërkesa e Sali Berishës për ta përfaqësuar. Pas largimit nga çështja e avokatit të parë, Artan Simonit, dhe refuzimit nga dy avokatet e tjera Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, kjo është gjyqtarja e zgjedhur nga GJKKO.

Në njoftim e GJKKO theksohet: Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha".

Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj në gjykatë dhe nuk i lejohet të dalë jashtë Shqipërisë pasi po hetohet për akuzën e korrupsionit.

Gjykata e Posaçme vendosi në ditën e tretë të gjyqit që të lërë në fuqi dy masat për Sali Berishën. Seanca nisi me gjyqtaren Irena Gjoka pasi u rrëzua kërkesa e Sali Berishës për ta përfaqësuar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH