Aktualitet

Kush është 31-vjeçari nga Elbasani, iu konfiskua pasuria me vlerë 3 mln euro

Shkruar nga Liberale
Kush është 31-vjeçari nga Elbasani, iu konfiskua pasuria me

I konfiskohet pasuri me vlerë 3 milionë euro nga policia e Elbasanit.

Bëhet fjalë për Emiljan Shegën, i cili ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Atij i është dërguar formulari i pasurisë në vitin 2020, ndërsa në vitin 2010 është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.

Shega atë kohë u akuzua dhe u dënua nga gjykatat britanike pasi së bashku me gjashtë shtetas shqiptarë dhe tre britanikë.

“Shtetasi E. Sh. është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive, është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve”, tha policia.

Konkretisht, në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur konfiskimi i pasurive si më poshtë:

Pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2,  në fshatin Gjilek, Himarë;

1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë;

2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë;

1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin;

1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH