Kosova

Kurti: Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Shkruar nga Liberale
Kurti: Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me gjithë shqetësimet rreth trysnisë perëndimore për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi në Prishtinë, me të cilin, siç tha, shkëmbyen mendime e propozime për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

“Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian, siç e kemi thënë edhe më herët, si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si një platformë solide për të ecur përpara.

Çështje e pikëpyetje të caktuara kanë ngelur që të trajtohen së shpejti në bisedimet në Bruksel e që kanë të bëjnë me mekanizmat implementues, me garancitë ndërkombëtare dhe sekuencimin kohor, çka, si e kur, prandaj këto kanë mbetur të diskutohen në takimet të cilat do t’i kemi në Bruksel”, tha ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH