Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se pret që siguria pë Kosovën dhe ndëshkimi për sulmuesit serbë, të jenë çështjet të cilat do të diskutohen sot në Parlamentin Evropian.
Kurti e bëri këtë deklaratë në cilësinë e pjesëmarrësit në tryezën e procesit të Berlinit.
"Presim që të ndodhë ndëshkimi për sulmuesit, në këtë rast Serbisë që e mbështeti ushtarakisht, financiarisht, politikisht, zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.
Por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi i të gjithë atyre që po ndjeken sepse ikën nga vendi i krimit. Më lejoni të përkujtoj se me datën 26 qershor në Kuvendin e Kosovës ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, ‘Mbrojtjen civile’ dhe ‘Brigadën veriore’, të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”, ka thënë Kurti.