Në përfundim të takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi apeloi shqiptarët të mos njohin shtetin e Edi Ramës,
“Vendimi do të finalizohet në 12 ku do të ketë një vendim final. Mesazhi që këtu është për qytetarët mos njohin shtetin e Ramës, gjobat e Ramës, Rama paratë e shqiptarëve i përdor për dhunë ndaj tyre. I bëj thirrje Ramës, t’i lirojë një orë e më parë artistët, nuk ka ku të shkojë më. I bëj thirrje shqiptarëve sot nuk është më koha për të parë politikën, por familjet, fëmijët e tyre. Tashmë nuk do shohim më brekët e Violeta Manushit, por do shohim bythën jashtë të Edi Ramës.
Po i bëj thirrje edhe një herë shqiptarëve të mos njohin Ramën dhe drejtësinë e Ramës që fle gjumë. Prokurorët që mbeten peng i shantazheve të tavolinave ku hanë e pinë. Mos lejojnë që jetën e fëmijëve të tyre t’ia lënë në dorë një grupi kriminal.
Thirrje edhe një herë shqiptarëve, mos njihni vendimet e Ramës, taksat e Ramës. Se ju mbylli në shpi dhe taksat i solli dyfish.”- u shpreh Kryemadhi.